Pozhari: S’ka progres të sundimit të ligjit, veç nëse e shihni konfiskimin e lopës sukses - NACIONALE

Pozhari: S’ka progres të sundimit të ligjit, veç nëse e shihni konfiskimin e lopës sukses

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një status në lidhje me pretendimin e progresit në sundimin e ligjit. Ai ka hedhur dyshime nëse në të të vërtetë ka progres, ashtu siç thekson Qeveri Kurti.

Madje për këtë, Pozhari ka ofruar dy shembuj, që sipas tij mbështesin hipotezën e tij.

Po thonë që ka pas progres në sferën e sundimit të ligjit.

Veç me ju kallxu dy lajme të sotit:

1. Një serbi i dënuar me 20 vite burg për pjesëmarrje në vrasjen e 13 civilëve në luftë, Gjykata e Apelit ia kish zbrit dënimin prej 20 në 15 vite.

2. Qata tre biznesmenët me shumë vila në Brezovicë, që të gjithë ishin liru sot.

Veç nëse e llogarisim sukses në fushën e sundimit të ligjit qat rastin e konfiskimit të lopës pa dokumente.”, shkroi z.Pozhari.

Lajme të ngjashme