Ironizon Pozhari: Ata që ia kanë pa hajrin pushtetit nuk e kanë mundësinë me shku në villa në Brezovicë
Analisti Xhevdet Poxhari përmes një postimi në Facebook, duke ironizuar ka thënë se nuk do të mund ta vizitojnë villat në Brezovicë ata që “ja kan pa hajrin psuhtetit”.
“Madje, as Enver Hoxhaj” – shkroi Pozhari në Facebook.
“Nesër vikend. Ata që ia kanë pa hajrin pushtetit nuk e kanë mundësinë me shku në villa në Brezovicë. Madje, as Enver Hoxhaj!”
Kujtojmë që me 11 tetor objekte në pronësi të politikanëve, biznesmenëve e qytetarëve të tjerë, janë sekuestruar, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku.
Sekuestrimi i rreth 100 objekteve u bë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.