Planifikoni jetën tuaj në kompleksin Albanica Residence – Prishtina e Re - NACIONALE

Planifikoni jetën tuaj në kompleksin Albanica Residence – Prishtina e Re

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albanica Homes, cilësi e garantuar nga Behgjet Pacolli

Në një vendndodhje strategjike në zemër të Prishtinës së Re, Albanica Residence ndërthur arkitekturën me të përsosur me komoditetin e jetesës bashkëkohore. Ky kompleks rezidencial vjen si një shembull i përsosmërisë në projektim dhe ndërtim, duke përshtatur nevojat dhe dëshirat e banorëve.

Me një pozicion përgjatë rrugës kryesore "Holgen Petersen", ky projekt do të ofrojë jo vetëm një vendbanim të sigurt për banorët, por edhe një ndryshim që do të ndihmojë në përparimin e infrastrukturës së qytetit.

Cilësi të ndërtimit

Ajo se çfarë e bën më të veçantë këtë kompleks është përdorimi i materialeve të ndërtimit të cilësisë së lartë. Hidroizolimi i ndërtesave është realizuar me produktin e njohur zviceran "Sika Plan", sigurues për një izolim të vërtetë kundër lagështisë.

Instalimet elektrike janë të firmës së njohur "Hager", ndërsa hidroinstalimet janë të prodhuara nga "Geber". Dritaret janë të tipit katër stinor dhe kanë tri shtresa xhami, duke garantuar izolim termik dhe akustik.

Pompa termike individuale dhe komoditeti i banesave

Çdo banesë në kompleksin Albanica Residence është e pajisur me një pompë të veçantë termike, e cila ofron mundësi të ngrohjes dhe ftohjes individuale për secilën dhomë të banesës. Ky aspekt jo vetëm që sjell efikasitet në konsumin e energjisë, por gjithashtu jep banorëve kontroll mbi kushtet e klimatizimit të ambientit të tyre. Pavarësisht nga preferencat personale, të gjithë banorët mund të gëzojnë një ambient të rahatshëm.

Shumëllojshmëria e planimetrive

Albanica Residence - Prishtina e Re vjen me një shumëllojshmëri të banesave me planimetri të ndryshme, duke përfshirë apartamente me një dhomë, dy dhoma gjumi dhe penthouse të mahnitshme.

Mundësitë e financimit

Albanica Residence – Prishtina e Re ju ofron mundësi të financimit përmes Bankës Ekonomike dhe NLB Bankës.

Ju keni mundësi dhe kushte të volitshme të pagesës duke përfshirë mundësitë e kontratës me kompaninë, mundësi financimi për diasporë dhe kredi për qytetarët rezident.

Informohuni më shumë rreth projekteve të Albanica Homes:

Telefon: 048 99 88 88

Email: sales@albanica.homes

Website: Albanica Homes

Rrjete sociale: Albanica Homes

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme