Plagosje paradite, vrasje në mbrëmje: Prishtina nuk gjen qetësi - NACIONALE

Plagosje paradite, vrasje në mbrëmje: Prishtina nuk gjen qetësi

4 javë më parë

nga NACIONALE

Vetëm brenda pak orëve, kryeqyteti është tronditur nga sulme e shkëmbime me armë zjarri në lagjen ‘Kolovica’ të Prishtinës.

Në paraditen e djeshme pati një gjuajtje me armë zjarri ku u plagos një person. E në afërsi, në lagjen e njëjtë, mbrëmë ndodhi një vrasje.

No description available.

Siç ka mësuar Nacionale, të dy rastet dyshohet se kanë lidhje mes vete. Megjithatë, detajet e tjera ende nuk janë bërë të ditura.

Si pasojë e të shtënave në mbrëmje, një grua, kalimtare e rastit, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

RASTI I PARË

Plagosja e paradites ndodhi rreth orës 13:30. Një person u plagos me armë të zjarrit.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:40, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti shtoi se “Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar), si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Nacionale publikoi edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes.

No description available.
No description available.

RASTI I DYTË

E Prishtina sërish u trondit disa orë më pas. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Jeronim de Rada’ në kryeqytet.

Të dyshuarit për kryerjen e aktit deri më tash, janë ende në arrati.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Jeronim De Rada" në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” - thuhet në njotimin e policisë.

Siç ka raportuar Sinjali, për këtë rast dy persona po kërkohen nga Policia e Kosovës.

Jozyrtarisht nga Emergjenca është bërë e ditur se gruaja që është plagosur si kalimtare e rastit, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Por, detaje të tjera ende nuk dihen.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e djeshme u panë edhe disa vetura të dëmtuara, të cilat dyshohen se kanë qenë të përfshira në rast.

Lajme të ngjashme