Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Dy prej rasteve janë raportuar në rajonin e Prishtinës, një në Pejë, e dy në Gjakovë.

DHUNË NË FAMILJE

· Komoran 25.10.2023-16:12. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët pasi janë intervistuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 25.10.2023-19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë. 25.10.2023 - 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 25.10.2023-18:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Gjakovë,25.10.2023-19:40.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës mashkull. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme