Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gllogoc/ 16.12.2025 – 15:30 Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tre viktimave (një femre dhe dy meshkujve kosovarë). Si pasojë e dhunës fizike viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë / 16.12.2025 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Kaçanik / 16.12.2025 – 01:30. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia. Lidhur me rastin palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 16.12.2025 – 18:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ushtron dhunë psiqike ndaj saj. Lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Skenderaj / 16.12.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.