Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Njoftimet:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 01.01.2025 – 23:00. Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati.

DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Viti 02.01.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Klinë 02.01.2025 – 03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën-djalin e tij, kishin filluar që të përleshen fizikisht në mes vete. Si pasojë e dhunës fizike, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Pejë 02.01.2025 – 23:00. Dyshohet se viktima femër kosovare, është duke përjetuar dhunë psikike nga vajza e saj e mitur, e cila ka probleme psikike dhe është duke përdorë terapi. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE & PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Istog 02.01.2025 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur me armë, viktimën femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar prej disa ditësh. Po ashtu, dyshohet se prindi i të dyshuarit ka shtënë me të njëjtën armë zjarri (në ajër) në natën e ndërrimit të mot-moteve. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur. Nuk raportohet për lëndime, viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit ndaj prindit të dyshuarit është iniciuar rasti për përdorim të armës dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari për dhunë në familje, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme