Përkrahësi i VV i komenton Hoxhës: Pse po linçon, mësimdhënësit janë shtyllë e patriotizmit - NACIONALE

Përkrahësi i VV i komenton Hoxhës: Pse po linçon, mësimdhënësit janë shtyllë e patriotizmit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Korab Balaj, i cili e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje, i ka reaguar eksponentit të kësaj partie, Elvis Hoxha, i cili sot e linçoi kryesindikalistin Rrahman Jasharaj.

Balaj ka komentuar në postimin e Hoxhës, ku ky i fundit pretendonte se Jasharaj është pjesëtarë i një partie serbe, duke e pyetu se pse po linçon.

“Kush është anëtari i partisë serbe prof Elvis? Mësuesit janë shtylla e patriotizmit në Kosovë historikisht.Vërtetë mendon që komplet kjo armatë ka zgjedhur t‘i përfaqësojë „ anëtari i partisë serbe „? Si ka mundësi që ata nuk e njohekan udhëheqësin e tyre sindikal? Bashkimi prof Elvis nuk vjen duke linquar kategori të tëra njerëzish!Kur ju vet e bëni këtë si prisni t‘ju konsiderojnë ndryshe përveq seperstist!?”, thuhet në komentin që Balaj ia ka bërë Hoxhës.

Ndërkohë, ish-këshilltari i kryeministrit ka kërkuar falje për deklaratat e tij ndaj kryesindikalistit, Rrahman Jasharaj.

Hoxha përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për deklaratën e tij, “u bazua” në lajmet që u shpërndarë në media.

“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme