Për çka do të mbahet në mend ish-ministri Rifat Latifi? - NACIONALE

Për çka do të mbahet në mend ish-ministri Rifat Latifi?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Specialisti i kirurgjisë Rifat Latifi, gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Në letrën drejtuar kreut të Qeverisë zt. Kurtit, ish-ministri thotë se me keqardhje po e lë pozitën e ministrit. E gjithë kjo, sipas tij, pas shumë reflektimesh gjatë muajve të fundit. Por, për çka do të mbahet mend Latifi?

Latifi e ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Duhet kujtuar se javë më parë, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për Shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë ai.

Krijimi i këtij komisioni i konsiderua nga shoqëria civile edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët. Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.

Por për çka do të mbahet mend Rifat Latifi?

Edhe më pak se një muaj, bëhet një vit që kur Ministrinë e Shëndetësisë e mori në menaxhim specialisti i kirurgjisë, Rifat Latifi.

Me marrjen e pozitës së ministrit të Shëndetësisë, nisen edhe udhëtimet për zt. Latifin. Për këtë edhe është kritikuar me të madhe nga ekspert të fushës, gazetarë e shoqeria civile.

Kjo për faktin se këtyre udhëtimeve, deri më sot askush nuk ua pa harin.

Udhëtimi i fundit në Greqi

Gjatë gati një viti qeverisje, Latifi ka udhëtuar tetë herë jashtë vendit, siç raportonte për vizita zyrtare.

Vizitën e fundit, në cilësinë e ministrit Rifat Latifi e realizoi në Greqi.

Atje sipas MSH-së qëndroi me ftesë të homologut të tij grek. Në atë vizitë u fol për aftësimin e profesinistëve shëndetësor si dhe për shkëmbimin e kuadrove.

Tri udhëtime në Amerikë

E pak ditë pasi që kishte marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi kishte udhëtuar për në SHBA. Aty ku për vite të tëra kishte punuar. Vendi po ballafaqohej me mungesë të ilaçeve nga lista esenciale, kushte të punës e mungesë të kuadrove. Pork jo nuk iu duk e rëndësishme ish-ministrit.

Përgjatë gati një viti menaxhim të MSH-së, ish-ministri Latifi, në periudhën janar -korrik ka qenë në vizitë në ShBA, një herë për punë personale të tij, për të cilat nga kabineti deklaronte se shpenzimet i ka realizuar me mjete vetanake financiare, ndërsa udhëtimi tjetër ka qenë zyrtar.

Në muajin janar ai udhëtoi për në Shqipëri, në mars Latifi udhëtoi për në Turqi, pastaj në prill për në Norvegji, në korrik dhe në gusht ka qenë në Austri

Udhëtimi i parealizuar

Në tetor të këtij viti, ish-ministri Lafiti pati thënë se do të udhëtonte në Amerikë sërish në cilësinë e ministrit pas ftesës së pranuar nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve. Këtë deklaratë, Latifi, e kishte dhënë pas ftesës së pranuar nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve.

Vizitat në spitalet turke: Aty ku kosovarët harxhojnë mijëra euro për shërim

Adresë kryesore për shërim të pacientëve kosovarë të cilët kryesisht vuajnë nga sëmundjet malinje është shteti i Turqisë. Kërkesat për shërim të Leukemisë e kancerit në spitalet e këtij shteti janë të mëdha.

Vetëm për dy muaj 203 kosovarë kanë kërkuar shërim jashtë vendit, nga ta 49 janë nën moshën 18 vjeçare.

E realitetin e kosovarëve që trajtohen në spitalet e Turqisë e takoi në muajin mars edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. Në njërin nga spitalet turke, Latifi e takoi pacientin nga Peja, A.K. i cili në pamundësi të marrjes së shërbimeve shëndetësore në Kosovë ishte detyruar që të udhëtojë për në Turqi.

Por Latifi fatkeqësisht nuk ka arritur që t’i takoje edhe mijëra pacientët e tjerë që po trajtohen në spitalet turke. Ani se i vizitoi disa spitale atje.

Por nga vizita disaditore në Turqi, Latifi u kthye pa asnjë marrëveshje.

Zotimet për kthimin e trurit në Kosovë

Në kuadër të vizitave në shtete te ndryshme, ish-ministri i Shëndetësisë takonte disa prej mjekëve që si pasojë e mungesës së kushteve të punës kanë lënë Kosovën. Për ta, ministri i shëndetësisë, u zotua se do t’i bindë që të ktheheshin në Kosovë.

E zotim të ngjashëm Latifi kishte bërë edhe kur e pati marrë mandatin si ministër i Shëndetësisë.

“Ne do ta ndërpresim largimin e trungut mjekësor për në vende të tjera. Rezultatet nuk do të shihen as brenda ditës dhe as natës dhe kërkojnë përkrahje kolektive për të realizuar të gjithë këtë”, pati deklaruar Latifi.

Por kjo ende s’ka ndodhur.

Nga Kosova përgjatë vitit të kaluar kanë ikur mbi 500 profesionistë shëndetësorë. E vetëm gjatë ketij viti jane larguar 600 infermierë../Nacionale.com/

Lajme të ngjashme