Pejë: Dy të dehur aksidentohen me veturë, i sulmojnë edhe policët
Dy persona të dehur në Pejë, janë aksidentuar me veturë.
Përderisa po dërgoheshin në stacion të Policisë, ata kanë sulmuar edhe zyrtarët policorë.
Njoftimi:
Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë / 01.12.2024 – 00:28. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjtit pasi ishin aksidentuar me veturë në gjendje të dehur gjatë arrestimit dhe shoqërimit në stacion kanë sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.