Paralajmërohen protesta pas vendimit për rritjen e çmimit të rrymës
Ali Sefaj, sindikalist ka paralajmëruar protesta pas vendimit për ngritje të çmimit të rrymës.
“Në rast se na jemi kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, duhet Betimi është kriju një grup në platformë në rrjetet sociale asnjë cent me shumë, së pari nëpërmjet rrjeteve sociale, pastaj nëse është nevoja nëpërmjet peticioneve veçse ky te jetë masiv dhe pastaj për të paralajmëru ZRRE dhe Qeverinë që kanë mu përball me protesta të mëdha dhe vazhdueshme derisa të tërhiqet ky propozim nga ZRRE”, tha Sefaj.
Po ashtu, Sefaj tha se të shikohet edhe mundësia e shkarkimit të anëtarëve të ZRRE-së.
“Pastaj janë mundësi që tash ne i kemi kry zgjedhjet që të certifikohet rezultati dhe në rast se ZRRE nuk është e gatshme të i përgjigjet organit që e ka mandatu për ti kryer obligimet ligjore qe ka për të mbrojtur interesin publik, në fund të fundit edhe ti shkarkoj ata anëtar të cilët nuk e përfaqësojnë interesin e republikës”, shtoi Sefaj. /BetimiPërDrejtësi