Pamje “apokaliktike” pas përmbytjeve në Skenderaj - NACIONALE

Pamje “apokaliktike” pas përmbytjeve në Skenderaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qytetarët e Skenderajt, po shpërndajnë vazhdimisht fotografi e video me pamjet e qytetit, pas përmbytjeve nga shiu që ndodhën në këtë qytet.

Vetura të shtypura, rrugë të dëmtuara, objekte të kthyera përmbys. Kjo është pamja e në orët e mëngjest të sotëm, e qtytetit të Skenderajt.

Videon në Facebookun e tij e ka shpërndarë, qytetari, Refki Ramaj.

Kujtojmë që disa qytete të Kosovës janë prekur nga vërshimet, përfshirë Mitrovicën, Istogun, Podujevën e Klinën. Sot që në mëngjes, kryeministri Albin Kurti ka vizituar komunën e Istogur për të parë nga afër situatën emergjente me vërshimet.

Mbrëmë gjatë tërë natës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka intervenuar në terren në ndihmë të qytetarëve, që u prekën nga vërshimet.

Lajme të ngjashme