Pacolli për videospotin e VV-së: U nxor në pah epiqendra e 20 vjeçarit dhe tentakulat e tij - NACIONALE

Pacolli për videospotin e VV-së: U nxor në pah epiqendra e 20 vjeçarit dhe tentakulat e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka mbrojtur partinë e saj për videospotin e publikuar gjatë ditës së djeshme në të cilën rikthehej ligjërimi i dikurshëm për “shkatërrimin 20 vjeçar” duke u përdorur figurat si Thaçi e Veseli që ndodhen ende të paraburgosur në Hagë.

Deputetja Pacolli ka thënë se ai ishte thjesht një pasqyrim i të vërtetës.

Megjithatë, ajo ka vazhduar më tej duke provuar të diskreditojë kritikët e partisë së saj për këtë video.

“E çuditshme në fakt është jo vetëm magnituda e shkundjes që ndodhi nga një video dje, por edhe radiusi i reaksionit që nxori në pah jo vetëm epiqendrën e 20 vjeçarit por edhe tentakulat e tij.” – ka thënë deputete Pacolli.

Ajo e ka shpërndarë edhe videospotin sërish, jo duke e shpërndarë postimin e partisë së saj.

Nuk dihet se cilët aktivistë të Vetëvendosjes ishin të përgatitur në montimin e kësaj videoje.

Lajme të ngjashme