Pacolli: Ju që e goditni një të moshuar e që qeshni, cfarë keni për të thënë tani? - NACIONALE

Pacolli: Ju që e goditni një të moshuar e që qeshni, cfarë keni për të thënë tani?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Behxhet Pacolli, ka reaguar për sulmin e dhunshëm në shtëpinë e të moshuarëve “Orenda” në Pejë. Pacolli ka shkruar se ato që e sulmuan e që e filmonin duke qeshur, me të moshuaren, do të kenë kohë të mendojnë për këtë rast në qelitë e tyre.

Ju që e goditni, ju që qeshni dhe ju që filmoni. Çfarë keni për të thënë tani? A e shihni që gjithçka në këtë botë kthehet si një bumerang. Keni krijuar lajme negativë në të gjithë vendin. Keni abuzuar me një nënë të moshuar. Madje e një dëshmori. Unë dëshiroj shumë ta takoj këtë grua dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë ajo. Por ju që keni shkaktuar këtë dhunë, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj.”

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten.

Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video. Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ky rast e ka tronditur opinionin publik, me reagime nga të gjitha anët. Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU

Lajme të ngjashme