Olluri: Rritjen e budallakut e kemi më të madhen në Evropë
Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me deklarimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili dje tha se Kosova e ka rritjen më të madhe ekonomike në Evropë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova e ka rritjen e budallakut më të madhen në Evropë.
“Rritjen e budallakut e kemi ma te madhen ne Evrope. Pika e vlimit eshte ne dhe perreth objektit qeveritar”, ka shkruar Olluri.