Obiliq, Prishtinë, Podujevë: Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Në raportin ditor të Policisë bëhet e ditur se një rast ka ndodhur në Obiliq, një në Prishtinë dhe një në Podujevë.
Njoftimi i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Obiliq / 01.04.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 01.04.2024-16:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.
· Podujevë / 01.04.2024-21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Palët pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, dhe viktima është dërguar në strehimore. Në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.