Nushi i PSD-së “denoncon keqpërdorimin" e Astrit Deharit nga Vetëvendosje - NACIONALE

Nushi i PSD-së “denoncon keqpërdorimin" e Astrit Deharit nga Vetëvendosje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi, ka denoncuar partinë Vetëvendosje, për keqperdorimin e figurës së ish aktivistit të tyre, Astrit Dehari.

Nushi, ka paraqitur 3 fotografi, të cilat sipas tij janë bërë me datë 6,7 dhe 8 dhjetor, e ku shihet fotografia e Astrit Deharit, fillimisht me datën 6 e shoqëruar me mbishkrimin, Parku Astrit Dehari, pastaj me datën 7 dhjetor, vetëm me mbishkrimin Astrit Dehari, e së fundmi me datë 8, fotografia është larguar fare prej aty.

Postimi i plotë i Nushit

KEQPERDORIMI I ASTRITIT NE 3 FOTO

(Nje shembull i thjeshte)

Foto 1: Aktivistet e VV e vendosin nje pllake para zyres se tyre me mbishkrimin Parku "Astrit Dehari". Hapesira nuk eshte as 10 metra katror.

Foto 2: Pasi behet "skandal" ne media dhe ne FB, te nesermen aktovistet e fshijne mbishkrimin "Parku" dhe e lene vec emrin. Keshtu ata edhe me shume e konfirmojne keqperdorimin.

Foto 3: Pasi edhe fshirja u be skandal, aktivistet e heqin krejt pllaken, duke e konfirmuar qe krejt puna ishte farse dhe keqperdorim.

Keta nuk e kane kurgjo per seriozisht. Vec instrumentalizim dhe popullizem.

Lajme të ngjashme