Njeriu i VV-së në krye të “Ibër Lepencit”, reagon Mushkolaj: Urime kapja - NACIONALE

Njeriu i VV-së në krye të “Ibër Lepencit”, reagon Mushkolaj: Urime kapja

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kreu i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është zgjedhur kryeshef ekzekutiv në ndërmarrjen hidroekonomike “Ibër – Lepenc”.

Rreth kësaj zgjedhje, ka reaguar analisti Imer Mushkolaj i cili ironikisht ka shkruar se kjo ndërmarrje nga shkurtesa Sh.A (Shoqëri Aksionare) bëhet “Ibër Lepenc” V.V (Vetëvendosje).

“Njeri i VV'së në krye të ndërmarrjes. "Ibër Lepenc" Sh.A. bëhet "Ibër Lepenc" V.V. Urime kapja!”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme