Një sulm seksual dhe rrahja e të moshuarës – Si u trondit Peja për një muaj nga dy raste të dhunës
Pamjet teksa një e moshuar rrahej tmerrshëm nga infermieret në Qendrën “Orenda” në Pejë, kanë tronditur gjithë Kosovën.
Dy vajza janë arrestuar për këtë rast, përderisa ato do të qëndrojnë në mbajtje për 48 orë.
Sulmi dyshohet të ketë ndodhur para disa ditëve, kurse tek sot janë publikuar pamjet, transmeton Nacionale.
“Kuku për neve, çka ko me bo. Në Kosovë vëlla jo, jo në Kosovë, por këto mund të ndodhin gjithkah,” deklaroi Anton Rasaj për Nacionalen, pronar i Qendrës.
Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta nëpër rrjete sociale, duke bërë që të reagojnë edhe analistë e përfaëqsues të partive politike.
Ky është rasti i dytë i dhunës që ndodhë në rajonin e Pejës për pak muaj.
Disa javë më parë, alpinistja Mrika Nikqi, kishte publikuar pamje teksa sulmohej seksualisht në mes të rrugës në Pejë.
Ajo ishte shprehur e tronditur nga ky rast, ku më pas i dyshuari ishte arrestuar dhe ende qëndron në paraburgim.
“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, kishte shkruar Nikqi.
Gjithçka për sulmin ndaj të moshuarës mund të lexoni KËTU