Një ndër profesorët më të njohur në botë lavdëron një libër të Enver Hasanit - NACIONALE

Një ndër profesorët më të njohur në botë lavdëron një libër të Enver Hasanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ndër profesorët më të njohur në botë të ligjit dhe teorisë kushtetuese i ka bërë disa rreshta lavdërues për një libër të profesorit kosovar Enver Hasani.

Mark Tushnet, profesor i Harvardit, para disa ditësh ka deklaruar se ka lexuar një libër të Hasanit që ky ia kishte dhuruar qysh para dhjetë vitesh, dhe i cili ka ndjellë mendime të vlefshme për të.

“Kur isha në Kosovë në vitin 2013, Enver Hasani – asokohe kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës – më dha një kopje të versionit të publikuar të disertacionit të tij mbi vetëvendosjen dhe shpërbërjen e Jugosllavisë, të cilin sapo ia dola që ta lexoja. Ai ndolli shumë mendime të vlerfshme në lidhje me ndoshta projektin tim të shkëputjes (nga shtetet) (që do të ishte pjesë e një projekti më të madh për federalizmin, që me shumë gjasë nuk do ta shkruaj).”shkroi z. Tushnet në profilin e tij në Facebook.

Libri në fjalë është botuar në vitin 2010 dhe titullohet: “Vetëvendosja, integriteti territorial dhe stabiliteti ndërkombëtar: Rasti i Jugosllavisë”.

Ai vazhdoi tutje duke treguar edhe një pasazh nga libri i Hasanit në të cilin ai flet për vrasjen e nënës së tij.

“Rrëfimi i Hasanit deri në vitin 2013 ishte më shumë se interesant. Pjesa më dramatike ishte (siç shkruhet edhe në libër) kur nëna e tij doli para derës së hyrjes në oborr dhe u vra nga një snajper serb, që shumë qartë e kishte shënjestruar shtëpinë e nacionalistit të njohur kosovar (Hasani ishte pjesë e qeverisë së Kosovës në ekzil).” - u shpreh ai.

Për këto fjalë e ka falenderuar edhe Enver Hasani përmes një postimi në Facebook.

“Falenderoj profesorin Mark Tushnet për fjalët e mira për librin tim...”shkroi ai.

Kush është Mark Tushnet?

Mark Tushnet është një profesor 77-vjeçar amerikan që është i specializuar në teorinë dhe ligjin kushtetues.

Ai ka kryer Bachelorin në Harvard College, magjistraturën në Yale University dhe doktoraturën në Yale Law School.

Tushnet është cituar gjerësisht në mediat amerikane si ekspert i Amandamentit të Parë, të drejtës së shprehjes së lirë. Në vitin 2016, ai ishte përmendur mes 10 profesorëve më të cituar të juridikut.

Lajme të ngjashme