Një i vdekur dhe 4 të tjerë të lënduar në një aksident në autostradën “Arbër Xhaferi” - NACIONALE

Një i vdekur dhe 4 të tjerë të lënduar në një aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, në segmentin Lipjan – Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar zëdhendësi i policisë Daut Hoxhaj, ku ka thënë se vdekjen e 44 – vjeçarit e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes.

Në aksident janë përfshirë dy automjete transportuese (Kombi).

“Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme