Një gruaje në veri i është dëmtur lokali si pasojë e hedhjes së shok bombës
Një grua ka raportuar se i është dëmtuar xhami i lokalit të saj si pasojë e hedhjes së një shok bombe.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Sipas policisë, njesitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe se rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se lokalit të sajë i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.