“Nëse e ka bërë këtë vepër, ai është i vdekur për mua” – Flet për herë të parë babai i Granit Plavës
Babai i Granit Plavës ka folur për herë të parë pas arrestimit të birit të tij për vrasjen e Liridona Ademajt.
Prindi i Plavës thotë se s’ka asnjë informacion se çka ka ndodhur pasi ka qenë në Kroaci duke punuar. Megjithatë, deklaron se nëse djali i tij e ka kryer vrasjen, ai është i vdekur për të.
“Graniti e ka bërë këtë vepër ai është i vdekur përjetë përmua. Nuk di unë vetëm çka kam lexuar nëpër media, kam qenë në Kroaci duke punu. Bashkëshortja e Granitit është e tronditur”, tha babai i Granitit për Indeksonline.
“Familjes së Liridonës i shprehi ngushëllime, jam me ta. Dhimtë më të madhe nuk e di qysh ka me kanë. Nuk kam fjalë me përshkru. Mjerim për popullin tonë, mjerim për rininë tonë. Mendjelehtë ka qenë, i shoqërueshëm. Nuk u kanë tip i mbyllun, por ka mujt gjethkush me mashtru”, tha ai.
“100% e kanë mashtru. Për krejt këto pyetne Naimin pse e ka bërë këtë punë”, përfundoi babai i Granit Plavës.