Mushkolaj për fjalimin e Ramës: Ekzaltimi merr fund shpejt, ai dhe Vuçiqi janë shokë të mirë - NACIONALE

Mushkolaj për fjalimin e Ramës: Ekzaltimi merr fund shpejt, ai dhe Vuçiqi janë shokë të mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Mushkolaj i quan “histerike” lavdatat për këtë fjalim teksa merr shembull fjalimin e Edi Ramës në vitin 2014 në Beograd.

“Histeria dhe ekzaltimi marrin fund shpejt. Të gjithëve na kujtohet Edi Rama në Beograd dhe fjalimi i tij i zjarrtë atje. Sot ai e Vuçiqi janë miq shumë të mirë. Aq të mirë, sa sot në Strasburg u kujdes që mos ta kritikojë as edhe një grimë”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme