Mushkolaj për dorëheqjen e Latifit: Kosova ka mbetur me një turist më pak
Imer Mushkolaj, analist i njohur, ka komentuar dorëheqjen e Rifat Latifit nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Qeverisë së Kosovës.
Mushkolaj, duke komentuar dorëheqjen e Latifit, ai ka thënë se tashmë Kosova ka mbetur me një turist më pak.
“Me largimin e Rifat Latifit nga posti, Kosova ka mbetur me një turist më pak.”, ka shkruar z.Mushkolaj.
Kujtojmë që ish-ministri Latifi ka qenë shumë i kritikuar për udhëtimet e shumta jashtë vendit sa ishte shef i shëndetësisë në Qeverinë Kurti II.
Ndryshe z.Latifi është i pasur. Në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, z. Latifi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri në vlerë prej rreth 2 milionë e 700 mijë eurove.
Një shtëpi e blerë prej 600 mijë dollarëve amerikanë është pasuria më e madhe, dhe e cila ai pretendon se tashmë i vlen 1 milion e 500 mijë euro.
Ai ka edhe dy shtëpi pushimi, njëra në vlerë prej 600 mijë eurove e tjetra në vlerë prej 450 mijë.
Ministri Latifi ka deklaruar edhe katër vetura, vlera totale e të cilave është 138 mijë euro.
Po ashtu, në Bank of America ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 100 mijë dollarësh.
