Mulosmani: Kam një përshtypje që Kurti thellë-thellë dëshiron konflikt me Serbinë
Gazetari Ermal Mulosmani ka thënë se ka një përshtypje që kryeministri Albin Kurti, e ka një dëshirë të fshehtë për konflikt me Serbinë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mulosmani ka thënë se kjo përshtypje i është krijuar kohëve të fundit.
Në fund, ai ka shkruar “Ishalla jam gabim”.
“Kohëve të fundit kam krijuar përshtypjen që Albin Kurti, thellë-thellë, e ka një dëshirë të fshehtë për një konflikt të armatosur me Serbinë. Ishalla jam gabim”, thuhet në postimin e gazetarit.