Momentet emocionuese kur e moshuara që u keqtrajtua nga infermieret, largohet nga Qendra në Pejë
E moshuara që u keqtrajtua nga infiermieret në Qendrën Orenda në Pejë, është larguar nga kjo qendër.
Atë e kanë larguar familjarët e saj, raporton gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani nga vendi i ngjarjes.
Nacionale ka mësuar se e moshuara është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Dua të dalë menjëherë nga këtu”, thoshte ajo.
Për keqtrajtimin e të moshuarës, janë arrestuar tri infermiere. Një konferencë për media, Qendra pritet ta mbajë në orën 19:00.

