Mjeku Berisha: Ndihem i turpëruar si profesionist shëndetësor, kjo mund të jetë veç "maja e krimit"
Edhe ish këshilltari i kryeministrit Hoti, Visar K. Berisha ka reaguar për rastin e tmerrshëm në Pejë.
Ai pretendon se është turpëruar “si njeri e si profesionist shëndetësor!”
Më tej në reagimin e tij, ai ka kërkuar që shtëpia e pleqve “Orenda” të mbyllet, meqë sipas tij “ajo çka pamë duhet të jetë veç maja e krimit!”
Berisha përveç angazhimit me politikë në të kaluarën është marrë dhe vazhdon të merret me mjekësi, si gastroenterolog.
Çka ndodhi?
Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.
Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.
Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.