Mirena për vizitën e Bislimit në Bruksel: S’po besoj që po doni me lshu pe për targat
Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, njëherit dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi do të takohet sot në Bruksel më Emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Sipas raportimeve të mediave, takimi i tyre po bëhet për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri.
E për këtë, ka reaguar Ilir Mirena duke thënë se nuk beson që Qeveria do të tërhiqet nga vendimi për targat
“E pse po folni tash per targa! A s‘eshte mbyll kjo pune a? S’po besoje qe po doni me lshu pe. Ku po mbetet dinjiteti, ku po mbetet sovraniteti, e krejt n’fund ku po mbetet edhe Fitore Pacolli?…”, ka shkruar ai.
