Mirena pas deklaratës së Kurtit: Kryeministri i Kosovës në terr informativ
Analisti, Ilir Mirena, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit, Albin Kurti, ku ky i fundit ka thënë se marrëveshjen e targave e ka arritur pas paralajmërimit të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, se situata në veri mund të përkeqësohet.
Mirena përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministrit Kurti është në terr informativ.
“Kryeministri i Kosovës në terr informativ. Se paska ditë çfarë po ndodh në veri të vendit. N’fakt, Kurti, moti është n’terr, prej Rambujese e këndej. Fatkeqësisht, terri i tij ishte si epidemi. I pat përfshi nja 51 për qind të qytetarëve të Kosovës…”, ka shkruar ai.