Mirena: Mos u habitni pse s`na i heqin vizat, jemi tallur më bashkësinë ndërkombëtare
Analisti Ilir Mirena ka bërë me dije se nuk duhet të befasohemi shumë nëse Kosovës nuk i liberalizohen vizat.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është tallur me vite të tera më bashkësinë ndërkombëtare, duke mos i kryer obligimet që i kanë takuar.
“Hajt t’provojmë me e kqyr çështjen e mos heqjes së vizave për Kosovën nga perspektiva e një vendi të BE’së. Për disa vite e kemi tallur bashkësinë ndërkombëtare me demarkacionin, për t’zezen tone kuptohet, pas demarkacionit erdhi taksa 100 %, ne nuk i zbatojmë vendimet e Gjykatës sonë Kushtetuese, nuk i zbatojmë marrëveshjet e ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës, tallemi me procesin e dialogut dhe refuzojmë çfarëdo qe na ofrohet në ndërkohe vet s’jemi në gjendje të ofrojmë asgjë, përpiqemi te vendosim ligje hakmarrëse ( vetingu dhe byroja konfiskuese) përkundër rekomandimeve te Komisionit te Venecias se janë gabim, nuk e votojmë Kodin Civil, ka tentativa që shtetit tonë me ia heq karakterin laik, e meqë tash qenka ne diskutim edhe çështja e aspektit te sigurisë, me këtë programin ETIAS, mos t‘harrojmë që për kokë banori Kosova ka qene vendi me më së shumti vullnetarë për organizatën terroriste islamiste ISIS... etj., etj... E tani habitemi pse s’po na heqen vizat”, ka shkruar ai.