Miratohet propozim vendimi për masa emergjente për furnizim me energji - NACIONALE

Miratohet propozim vendimi për masa emergjente për furnizim me energji

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për miratimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se KOSST, KEK dhe Ministria e Ekonomisë, obligohen që të marrin masa e veçanta për siguri të furnizimit.

Duke qenë se furnizimi me energjetike të ketë rreziqe me rritjen e çmimeve gjatë këtyre muajve, konkretisht muajit shkurt dhe muajit mars, pasi ka ftohje të motit. Sipas Ligjit propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji, ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë për mihje të kriptovalutave. Obligohen KOSST, KEK, Ministria e Ekonomisë të marrin masa të veqanta për siguri të furnizimit. Masa shtesë do të merrën sipas nevojës dhe sipas rekomandimeve të komitetit teknik emergjent siç parashihet me ligj dhe udhëzim administrativ”, ka thënë Rizvanolli.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti, në këtë mbledhje tha se ky propozim është bërë nga Ministria e Ekonomisë pasi sipas tij, gjendja aktuale me çështjen e energjisë mund të përkeqësohet, si dhe çmimet e importit të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim.

Lajme të ngjashme