Miratohet marrëveshja për kredi për projektin Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë e Prizren - NACIONALE

Miratohet marrëveshja për kredi për projektin Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë e Prizren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë votuar dy marrëveshje për kredi.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin “Korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2- Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë marrë të gjithë votat e anëtarëve që ishin të pranishëm në mbledhje.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka treguar vlerën e kërtij projekti, duke thënë se periudha e kthimit parashihet deri në vitin 2032.

“Ky projekt kap vlerën rreth 6 milionë, 5 milionë është kredi nga BERZh-i, ndërsa 1 milion është grant. Periudha e kthimit parashihet deri në vitin 2032. Marrë parasysh nevojën për ta pasur këtë projekt, i’u ftoj ta miratoni”, ka thënë Murati.

Ai tutje ka thënë se këto dy komuna janë zgjedhur për shkak të madhësisë, duke shtuar se kredinë e kthen vetë komuna.

Murati ka thënë se kanë marrë të gjitha procedurat e nevojshme, ndonëse ka shtuar se komunat mund të tërhiqen nga kjo kredi.

“Ngjashëm si pika paraprakë është projekt i ngjashëm në Prizren. Dallimi i vetëm te datat e kthimit. Kushtet janë të ngjashme. Mënyra se si janë zgjedhur këto dy komuna është për shkak të madhësisë së komunave. Kredinë ta marrë niveli qendror, ndërsa niveli komunal e paguan kredinë. Kredinë e kthen komuna. E kemi dakordimin nga kryetarët e komunave. Ne kemi marrë procedurat e nevojshme, ata mund të tërhiqen nga kredia”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme