Mira Murati e Inteligjencës Artificiale e pranon se ka origjinë shqiptare në një gazetë italiane
CTO-ja në OpenAI, Mira Murati, duket se e ka pranuar për herë të parë që është me origjinë shqiptare.
Ajo ka folur për La Repubblican në Itali, duke thënë mes tjerash edhe se “prindërit i jetojnë në Itali, dhe se e ka mësuar (italishten) nga televizori, si të gjithë shqiptarët”.
Murati ka lindur në Vlorë të Shqipërisë, dhe tashmë ka pozicionin e shefes së teknologjisë në këtë kompani që ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme për shkak të chatbotëve me inteligjencë artificiale që ka krijuar.
Në atë intervistë ajo foli edhe për rreziqet e Inteligjencës Artificiale dhe në veçanti mbi një letër e nënshkruar nga shumë ekspertë të fushës – përfshirë edhe Elon Musk – që bënte thirrje për një pezullim gjashtëmujor të zhvillimit të saj.
“Ne ndajmë shumë nga frikat në atë letër, pasi kemi diskutuar për të mirat por edhe rreziqet e inteligjencës artificiale me grupe të ndryshme qeveritare për vite me radhë. Edhe ne jemi shumë të shqetësuar për rrezikun e një përshpejtimi të teknologjisë...” – u shpreh ajo.
Murati më herët kishte pasur edhe një paraqitje televizive në The Daily Show para komedianit Trevor Noah.
