Ministri Vitia e njofton ambasadorin gjerman me planet për shëndetësinë - NACIONALE

Ministri Vitia e njofton ambasadorin gjerman me planet për shëndetësinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde, të ciline ka njoftuar për planet që ka në sektorin shëndetësisë.

Përmes një njoftimi për medie, ministria e Shëndetësisë ka treguar se ishte pajtim i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë.

Temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë. Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Lajme të ngjashme