Mihali e VV-së u “mëshon” Thaçit e Mustafës: Asgjë s’ua shlyen fajin për Specialen dhe Zajednicën - NACIONALE

Mihali e VV-së u “mëshon” Thaçit e Mustafës: Asgjë s’ua shlyen fajin për Specialen dhe Zajednicën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV, ka shkruar një status, në të cilin kritikon Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, por pa ua përmendur fare emrin.

Mihali, që njihet për fuqinë e madhe brenda LVV-së, ka shkruar për votimin e Asociacionit dhe Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015, duke thënë se ajo çfarë ndodhi atëherë po jep tash pasojat.

Padrejtësia më e madhe që pranuan në gushtin e vitit 2015 ish kryeministri e ish presidenti, deputetët shqiptarë të PDK e LDK në Kuvendin e Kosovës po jep pasojat.

Edhe Zajednicën edhe Gjykatën speciale e patën sjellë atë gusht.” – shkroi ajo.

Tutje, Mihali ka thënë se asgjë nuk mundet ta shlyejë fajin ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeminsitrit Mustafa.

“Asnjë gjë nuk mundet ta shlyejë fajin e tyre dhe dëmin e madh që i kanë bërë vendit dhe gjithë historisë dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Shumë breza duhet të punojnë pa u ndalur që të korrigjojnë shtrembërimin dhe cenimin e historisë së re politike dhe të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare ashtu që të mbrohet deri në fund Kosova.” – përfundon zonja Mihali.

Lajme të ngjashme