Metaverse: Të fitosh para nga video-lojërat
Ajo që ka marrë vëmendjen e të gjitëve në botën metaverse, janë lojërat. E sidomos, lojërat ku mund të fitojmë duke luajtur. Duket tërheqëse apo jo?
Investime miliarda dollarëshe kanë bërë kompanitë e mëdha si Decentraland, The Sandbox, Roblox, Axie Infinity, etj., për të krijuar lojëra gjigande, ku ideja dhe qëllimi në të gjitha është thuajse i njëjtë. Në një metaverse, pra në një botë virtuale të veçantë të ndarë nga të tjerët, kyçen pjesëmarrësit së bashku në një vend ku ‘bashkëjetojnë’. Aty mund të shkëmbejnë gjëra të cilat ata i posedojnë, mund të komunikojnë përmes të shkruarit, madje edhe përmes zërit.
Numri i njerzëve që luajnë lojëra të tilla ka arritur milionshin.
Vetëm në dy lojërat më të famshme si The Sandbox dhe Decentraland janë të regjistruar 500,000 dhe 300,000 njerëz respektivisht.
Si duket një lojë/botë e tillë?
E ngjashme me botën në të cilën jetojmë. Pra, çdo gjë që mund ta bëjmë në jetën reale, e kemi mundësinë ta bëjmë edhe në lojë.
Fillimisht hapim një llogari (account) në lojën që duam ta luajmë. Me të hapur, ne marrim një shumë të caktuar të hollash me të cilat mund të blejmë çdo gjë që blejmë në jetën reale, duke filluar nga parcela toke, shtëpi, vetura, bileta për ndonjë koncert që mbahet brenda lojës e deri te gjërat më të thjeshta të cilat mund t’i blejmë në market.
Paratë tona në lojë, janë realisht të holla (cryptovaluta) të cilat mund të kthehën në Euro apo Dollarë. Pothuajse çdo lojë e ka krijuar cryptovalutën e saj, përmes të cilave bëhen shitblerjet brenda lojës. Këto të holla mund t’i shtojmë duke blerë në webfaqen kryesore cryptovalutën adekuate. Por kjo është vetëm njëra nga mundësitë, ngase një mënyrë tjetër mjaft e mirë është duke ndërtuar dhe duke e zhvilluar një parcelë toke të cilën e posedojmë, pastaj duke e vendosur në ankand, apo duke e bërë NFT me një çmim të cilit ia caktojmë ne. Varësisht nga gjërat që janë në atë parcele aq mund të ketë vlerë ajo.
Pamje nga loja The Sandbox (një avatar/lojtar në një ambient së bashku me disa njerëz të tjerë të cilët po kryejnë aktivitete të ndryshme).
Lojtarët ‘jetojnë’ së bashku në një qytet, ku secili ka hapësirën e tij të cilën mund t’ia rrisë vlerën duke krijuar kopshte, pishina, parqe, dhe nëse do, mund ta vendosë në ‘Market Place’ për ta shitur në këmbim të të hollave të cryptovalutës përkatëse të lojës.
Çka e bën një lojë të tillë të ngjallë kaq shumë interesim tek njerzit?
Të fitosh para duke luajtur, madje shumë para. Disa NFT (të cilat mund të jenë shtëpiat, makinat, kopshtet, avatarët, rrobat e avatarëve, etj.) janë shitur për qindra mijëra, apo mos të themi edhe miliona dollarë).
Lidhja dhe mundësia e lehtë për tu njohur më njerëz të rinj. Në lojë ekziston mundësia e komunimit me të tjerët, qoftë përmes të shkruarit apo edhe të folurit.
Cfarë mund të bëjmë brenda një loje Metaverse?
- Brenda lojërave metaverse, pjesëmarrsit mund të blejnë parcelat e tyre dhe më pas t’i shesin ato ose t’i lëshojnë me qera.
- Të krijojnë skena apo lojëra.
- Ta paraqesin veten përmes një avatari ose të ndërtosh një avatar sipas dëshirës, duke ndryshuar ngjyrën, pamjen, gjininë, apo duke shtuar aksesorë të tjerë.
- Socializimin po e bën më të lehtë metaverse duke mundësuar takimin me persona të ndryshëm pa pasur nevojë që të lëvizim nga shtëpia, qoftë për shkak të distancës apo ndonjë mang,sie fizike.
- Marrja pjesë në shfaqje të ndryshme është mundësi tjetër, kjo e krijuar në metaverse pasi që ka potencial të arrihet një audiencë shumë e madhe, organizatorët e ngjarjeve të krijuara fitojnë nga lëshimi i biletave për pjesëmarrsit.
- Shitja e aseteve të lojërave brenda metaversit. Në lojë kemi një hapësirë të veçantë për t’i krijuar këto asete të lojërave, duke filluar nga veshjet, pamjet e avatarit, armët dhe aksesorë të tjerë dhe pastaj ato t’i shesim.
- NFT gjithashtu zë hapësirë të veçantë në metaverse. Ato janë vepra arti të dixhitalizuara të cilat mund t’i krijomë e më pas t’i shesim ose ti ruajmë si koleksion. Edhe pse NFT tashmë shiten në tregun e kriptove, si duket eksperienca në metaverse është në një nivel tjetër.