Mediumi kroat raporton se nënë e bijë nga Kosova kanë vdekur pas një aksidenti në Kroaci
Mediumi kroat “Index.hr’ raporton se nënë e bijë nga Kosova, kanë vdekur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ravca të Kroacisë.
Mediumi, i cili citon burime, raporton se babai dhe djali kanë mbetur të lënduar rëndë nga aksidenti dhe janë dërguar në një spital në Split.
Gjithashtu, një tjetër viktimë e kësaj aksidenti është një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte një automjet tip Volkswagen T-Roc.
Siç shkruan tutje nuk dihen ende detaje të aksidentit derisa hetimet po vazhdojnë tutje.
Pas aksidentit, një pjesë e autostradës në drejtim të Dubrovnikut është mbyllur për disa orë.
Në fotot e siguruara nga mediumi kroat shihen dy vetura të tipit BMW dhe Volkswagen T-Roc thuajse të shkatërruara plotëssht si pasojë e aksidentit të rëndë.





