"Me cilën parti je?" Jasharaj i sëmurë, Nagavci lutet e Murati provokon në Komisionin për Arsim - NACIONALE

"Me cilën parti je?" Jasharaj i sëmurë, Nagavci lutet e Murati provokon në Komisionin për Arsim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Komisionin parlamentar për Arsim po mbahet një takim tjetër mes sindikalistëve, deputetëve dhe tashmë edhe dy ministrave të Qeverisë Kurti II.

Fillimisht, sindikalistët paraqitën kërkesat e tyre të përsëritura shumë e shumë herë. Në këtë takim mungoi kryesindikalisti Rrahman Jasharaj, që besohet të jetë me gjendje të vështirësuar shëndetësore.

Por, në këtë takim fjalën e nisi ministrja Nagavci, që nuk tha diçka të vlefshme.

Nagavci me lutje

“Lutja ime e vetme ka qenë që të mos e mohojmë të drejtën e fëmijëve për arsim. U jam lutur shumë që të hapen shkollat, dhe të vazhdoj diskutimi – sepse jemi të interesuar që të përmirësojmë gjithçka sa i përket arsimit.” – u shpreh Nagavci.

Ajo megjithatë nuk provokoi situatën me deklarata politike, diçka që do të ndërronte më pas.

Murati me provokime

Sidoqoftë, ministri Hekuran Murati u tregua menjëherë provokues duke pyetur përfaqësuesin sindikal Ymer Ymerin në lidhje me partinë të cilën i takon.

Kjo pyetje prodhoi zhurmë, dhe deputetja Albena Reshitaj i kërkoi të mbante nivelin e debatit. Përgjatë gjithë kësaj kohe, ai mbante një fytyrë me nënqeshje. Edhe Ardian Gola – kryetar i Komisionit – përsëriti kërkesën e Reshitajt që të mos “elektrizonte situatën”.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e quajti Muratin “kalama prej çerdhes”.

“Arsyeja pse desha të kthehem aty, ka të bëjë me kontekstin. Nuk kemi të bëjmë me kërkesa racionale dhe nuk kemi të bëjmë me përfaqësim të mësimdhënësve,” – u shpreh z. Murati.

"Këta as që e kanë prezantu para anëtarësisë ofertën që jua ka bërë anëtarësia," - u shpreh ai. Por, kjo u demantua menjëherë nga z. Ymer Ymeri që u shpreh se kishin pyetur anëtarësinë madje edhe para se të bëhej oferta prej 50 eurove nga Qeveria e vendit.

Ymer Ymeri është treguar i ashpër ndaj z. Murati, duke i thënë se ka keqpërdorur edhe pozitën e tij si ministër për të ngritur pretendimin e tij për keqpërdorime. Nga ky pretendim ishte zmbrapsur pasi ekzistonin raportet e auditimit.

Ai më tej deklaroi se kishte pasur “dialog social” derisa përsëriti ato që pretendon se ishin bërë.

Në këtë komision ka ardhur edhe deputeti tjetër i VV-së, Eman Rrahmani, që kërkesat e sindikatës i ka quajtur “të drejta” dhe që duheshin “mbështetur”. Ai nuk është anëtar i këtij komisioni.

Lajme të ngjashme