Maliqi: Vuçiq dëshiron dështimin e propozimit franko-gjerman - NACIONALE

Maliqi: Vuçiq dëshiron dështimin e propozimit franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se qëllimi i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, është që të dështojë propozimi franko-gjerman për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se presidenti serb synon që dështimi të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t'i mbetet edhe Kosovës.

“Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t'i mbetet edhe Kosovës. Ky skenar është i vetmi që Serbisë ia siguron mundësinë për ta vazhduar balancimin mes perëndimit dhe Rusisë, dhe që Vuçiqit ia garanton pushtetin”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme