Maliqi kërkon formimin e një partie politike nga aktivistet feministe: E kish kalu pragun sot
Politologu, Agon Maliqi, mendon se angazhimi i shoqërisë civile për të drejtat e grave, pakicave, të drejtat e mjedisit e të tjera e ka arritur maksimumin. Sipas tij, shoqëria civile duhet të angazhohet në garë politike.
Temat e tilla duhet të politizohen sipas politologut, dhe këtë duhet ta bënin partitë opozitare, por sipas tij, ata po hezitojnë sepse “nuk janë tema populiste”.
“Temat e tilla duhen me u politizu dhe me e kërcënu pushtetin politik i cili qartazi ka heq dorë nga ambiciet emancipuese. Këtë politizim do të duhej ta bënin partitë opozitare, por meqë këto tema nuk janë populliste për masat, partitë e mëdha po hezitojnë, ose vetëm një pjesë e tyre po flasin për këto çështje ashtu siç duhet”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e tij në Facebook.
Maliqi shkruan se shoqëria civile duhet edhe ta mendoj opsionin e garimit politik në zgedhje, teksa shprehet i bindur se do ta kalonin pragun zgjedhor.
“Ndoshta për me e imponu këtë agjendë shoqëria civile duhet me e mendu opsionin e krijimit të një platforme politike garuese? Psh. një listë me 110 vajza/gra aktiviste, e mbështetur edhe prej kauzave të tjera të përafërta, sot e kish kalu pragun”, mendon Agon Maliqi.
