Maliqi: Ka zëra se ka një marrëveshje të heshtur mes Kurtit e Vuçiqit, targat “dramë artificiale” - NACIONALE

Maliqi: Ka zëra se ka një marrëveshje të heshtur mes Kurtit e Vuçiqit, targat “dramë artificiale”

2 javë më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Shkelzen Maliqi, në një intervistë për gazetën boshnjake “Buka”, ka thënë se ka zëra se ka një marrëveshje të heshtur mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për situatën në veri.

Ai ka thënë se, sipas atyre zërave, situata në veri është artificiale dhe po bëhet para së të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa zëra pohojnë se, si më parë, kriza aktuale është e përkohshme. Ata llogarisin se edhe ky është një tullumbace provë, e cila është fryrë shpejt, por edhe do të shfryhet shpejt. Këtë herë çështja duket më serioze, sepse po shkatërron procesin e dialogut dhe Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Duhet të presim reagimet e diplomacisë perëndimore në ditët dhe javët në vijim për të parë nëse pasojat janë të gjera. Ka zëra, edhe në vetë Serbinë, se kjo situatë është dramatizuar artificialisht dhe se ka një marrëveshje të heshtur mes Vuçiqit dhe Kurtit për të shkundur pluhurin para se të “detyrohen” të nënshkruajnë marrëveshjen tashmë të përgatitur historike për Kosovën. Dyshoj, por nuk është e pamundur, pasi është vërtetuar se negociatat sekrete mes Kurtit dhe Vuçiqit janë zhvilluar që në pranverë të këtij viti, që do të thotë se ka faktorë që e kanë menaxhuar lojën me zgjuarsi, ndaj ndoshta mund të sjellin atë në një marrëveshje.”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, Maliqi ka folur edhe për nismën Ballkani i Hapur, për të cilën ka thënë se: “Ballkani i hapur ngjall frikë shtesë sepse përveç dominimit serb, hap edhe mundësinë e krijimit të një “bote shqiptare”.

Lajme të ngjashme