"Liri popullit": Disa qytetarë protesojnë kundër sistemit kapitalist në Prishtinë
Një grup qytetarësh kanë marshuar në protestë kundër sistemit kapitalist në Prishtinë.
“Kapitalizmi vret, dhunon, skllavëron,” – ishte një nga parullat e shumta të këtyre qytetarëve kundër sistemit.
Në një tjetër shkruhej: “Ligje për të varfërit, shtesa për të pasurit!”

Në një edhe më tjetër shkruhej: “Liri popullit, vdekje oligarkëve!”
Ata hodhën tym edhe para ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale por pa shkaktuar ndonjë dëm.

