Lëvizja e çmimit të kriptovalutave
Një gjë mjaft me rëndësi, që duhet ta dijë secili prej nesh, është edhe lëvizja e çmimit (Price action).
Si për fillim, duhet të dimë se çfarë është lëvizja e çmimit dhe si na ndihmon ta shikojmë/kuptojmë një chart (graf).
Me lëvizje të çmimit kuptojmë të dhënat historike të çmimit që shfaqen në chart (graf) dhe në bazë të tyre mund të kuptojmë çfarë po ndodh me çmimin, dhe në çfarë lloj marketi jemi.
Përkufizimi i Lëvizjes së Çmimit sipas Investipedia:
*Lëvizja e çmimit i referohet ndryshimit të sigurisë së çmimit në vlerë duke e përfshirë edhe analizën teknike. Për shembull, një trader (tregtar) mund të thotë se siguria që ka nje çmim, atij i jep besueshmeri për të hyrë në treg. Shumë tregtarë afatshkurtër (short-term traders) mbështeten kryesisht në lëvizjen e çmimit për të marrë ndonjë vendim në trade (tregti). Analiza teknike është një derivat i lëvizjes së çmimit, pasi përdore dhe llogarite çmimet e kaluara, që më pas mund të përdoren për të marrë vendime në trade (tregti).
Si fillim i Analizës Teknike (Technical Analysis, shkurtimisht TA), ne gjithmonë fillojmë t’i shikojmë charts (grafet) ditore të altcoins (alternative coins, çdo coin tjetër përpos BTC (bitcoin)), por gjithashtu edhe ato të Bitcoinit. Gjëja e parë që bëjmë, është të shikojmë lëvizjen e çmimit dhe ta kuptojmë a jemi në marketin bullish, bearish apo ranging (konsilidim). Kjo në fakt tregon më së miri se çfarë eshte ‘lëvizja e çmimit’ e cila realisht na ndihmon të kuptojmë se në çfarë lloj marketi jemi.
Kështu që kur shikojmë në frames (intervale) më të vogla kohore, do ta kemi më të lehtë të marrim vendime për të hyrë në ndonjë trade apo të dalim nga trade në te cilin akutalisht jemi.
Për të bërë një TA (analize teknike), ne zakonisht i largojmë të gjithë treguesit shtesë, dhe e ndryshojmë chartin (grafin) në një graf vijash për të mos qenë i njëanshem apo i ndikuar nga gjërat tjera, kështu që nuk i shohim formacionet e Candlestick, por vetëm pikat kyçe të marketit.
Janë tri lloje të marketit:
- Bullish ose Rritje
- Bearish ose Rënie
- Ranging ose Konsilidim
Kur i shikojmë charts (grafet), një mënyrë për të zbërthyer më lehtë lëvizjen e çmimit është ta kuptojmë që marketi nuk është gjithmonë në rritje apo në renie. Ai lëviz në ‘valë’ (waves) ose ‘hapa’ (steps). Për lëvizjen e çmimit duhet të dimë që ka valë edhe gjatë marketit bullish por edhe gjatë marketit bearish (Fig. 1).
Ajo që po na tregon marketi është se çmimi shkon lart, që ndryshe quhet ‘push’, dhe çmimi bie poshtë, që ndryshe quhet ‘pullback’ (Fig. 2).
Më lart tek Fig. 1, mund të shihni se ‘valët’ (waves) shfaqen në bull market por edhe në bear market.
Ndërsa në Fig. 2 tregohet një shembull i ‘push’ (rritje) dhe ‘pullback’ (rënie) kur shohim se çmimi po shkon lart. Në këtë shembull mund të shohim që këtu ka ngritje të larta dhe ngritje të ulëta. Ky është një shembull tipik i bull marketit.
Një metodë e lehtë për t’i parë waves (valët) është që t’i vizatojme vijat horizontale që tregojnë ngritjet dhe rëniet. Kështu, duke e ditur që jemi në një market bullish apo rritës, çdo ngritje do të jetë më lart se ngritja e kaluar, dhe çdo rënje do të jete më e lartë se rënja e kaluar. (Fotoja më lart).
Ky trend ndodh në një ‘bear market’ apo market rënës, përveçse tani kemi rënie te ulëta (lower lows) dhe rënie të larta (lower highs) (Fotoja më lart).
Duke e kuptuar këtë, ne do të dimë tendencen e përgjithshme në të cilën ndodhet tregu.