Latifi projektin e fundit si ministër i Shëndetësisë e nënshkroi sot me Lladrovcin
Pikërisht kur është duke u raportuar se ministri i Shëndetësisë, Rifat latifi ka dhënë dorëheqje, Kryetari i Drenasit, Ramiz LLadrovci ka publikuar një marrëveshje që komuna e Drenasit ka arritur një marrëveshje me Ministrin e Shëndetësisë.
Sipas Lladrovcit, kjo marrëveshje është nënshkruar sot nga vet ai dhe ministri Latifi.
‘’ Sot me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për Realizimin e Projektit “Ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas”, ka thënë Lladrovci.
Lladrovci, ka falënderuar Latfin për vazhdimin e projektit të planifikuar dhe të aprovuar para disa vitesh.
‘’ Respekt Ministër Latifi për vazhdimin e projektit të planifikuar dhe të aprovuar para disa vitesh. Vërtetë Drenasi dhe qytetarët e komunës tonë kishin nevojë për këtë objekt madhor për shëndetësinë primare!’’, ka thënë ai
Ministri Latifi, ka dhënë dorëheqje sot gjatë ditës.