Ky është fituesi i shpërblimit nga ASK-ja: E parashikoi më së afërti numrin e popullsisë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur fituesin në lojën shpërblyese.
Kjo për parashikuesin e saktë që do ta qëllonte numrin e popullsisë. për atë që e gjen saktë numrin e popullsisë rezidente në Kosovë.
Fituesi është Alberit Sopa, i cili do të marrë shpërblim 10 mijë euro bruto.
Sopa e kishte më së afërmi parashikimin, duke qenë larg vetëm për 19 qytetarë.
Sopa ka parashikuar se popullsia rezidente e Kosovë do të jetë 1 milion e 586 mijë e 640, 19 banorë më pak se sa doli.
Parashikimi i tij ka qenë më i afërti me shifrën që dha ASK, e që është 1 milion e 586 mijë e 659.