Kush ishte Haxhi Qamili me të cilin Sadri Ramabaja po e krahason Rrahman Jasharajn?
I janë sharë prindërit e vdekur, pamja fizike, dje u tha se kishte qenë pjesë e partisë së Millosheviqit. Por, përkundër faktit se dje i kërkuan falje, tabori i VV-së, ende po vazhdon me linçime drejt kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.
Profesori Sadri Ramabaja, i cili ideologjikisht qëndron afër Hysamedin Ferajt dhe Elvis Hoxhës, sot i është bashkuar sulmit të tyre ndaj Jasharajt.
Ramabaja e krahasoi Jasharan me Haxhi Qamilin, emrin e të cilit e përdor edhe Ismail Kadare.
Por, kush ësht Haxhi Qamili?
Një vit e pak pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u organizua një kryengritje që për qëllim kishte largimin e princit Vilhem Vid nga Shqipëria, e më pastaj bashkimin e Shqipërisë me shtetin osman.
Zëvendësimi i flamurit osman me atë shqiptar dhe qeverisja me sheriat, ishin disa nga kërkesat e kryengritësve.
Lideri shpirtëror i kësaj kryengritje ishte Haxhi Qamili, i cili sot konsiderohet armik i kombit shqiptar.
Kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare, kur do ta përshkruajë dikë anti-kombëtar e përdor shprehjen “haxhiqamili/ët”, si term pezhorativ.
Kryengritja e Haxhi Qamilit gjeti mbështetje në ish-zyrtarët osmanë. Kryengritësit arritën ta marrin edhe Tiranën më 18 maj. Por, kur u nisën drejt Durrësit, u detyruan të zmbrapsen me forcën e armëve.
Në Tiranë, në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, u zgjodh komandant i përgjithshëm.
Më 3 qershor 1914 kryengritësit në Shijak, bënë të ditur kërkesat e tyre në një mbledhje në Kavajë, e që një ndër to ishte largimi i princ Vilhem Vidit që kishte ardhur në pushtet nga Fuqitë e Mëdha.
Kryengritësit gjithashtu kërkuan bashkimin e Shqipërisë me shtetin osman, ose minimumi të qeverisej me sheriat nga një princ osman nën sovranitetin e sulltanit.
Ushtria serbe ia mësyu Shqipërisë në qershorin e vitit 1915, derisa trupat e Haxhi Qamilit u dolën në pritë, por u thyen.
Një ndër të zënit rob ishte edhe Haxhi Qamili, i cili më pas u dënua me varje nga gjykata ushtarake dhe u var më 16 gusht.