Kryeziu: Sindikata ka shpallur grevën pasi Qeveria ka refuzuar kërkesat e mësuesve - NACIONALE

Kryeziu: Sindikata ka shpallur grevën pasi Qeveria ka refuzuar kërkesat e mësuesve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka fajësuar Qeverinë për fillimin e grevës në sektorin e arsimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fillimi i kësaj greve ka ardhur pasi Qeveria ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e mësuesve.

“Greva, si instrument demokratik, është krijuar për të ndikuar në institucionet publike, nëpërmjet humbjeve që u krijon këtyre institucioneve, në disa sfera. Nëse nuk do të kishte këtë efekt, nuk do të ndikonte në veprimet e nevojshme të qeverisë për të adresuar kërkesat e grevistëve. A kanë mësuesit instrumente të tjera, më efikase se grevat?! Se besoj se me ndonjë veprim tjetër do të mund t'i adresonin kërkesat e tyre para institucioneve, të cilat që në fillim kanë një qëndrim refuzues ndaj kërkesave të mësuesve. Refuzimi dhe injorimi i qeverisë, që u ka bërë mësuesve, ka bërë që kjo sindikatë të shpallë greva dhe kjo është bërë i vetmi instrument pushteti dhe mundësi për kërkesat e tyre”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme