Krijoni momente të veçanta me më të dashurit tuaj në Prishtina Mall - NACIONALE

Krijoni momente të veçanta me më të dashurit tuaj në Prishtina Mall

2 javë më parë

nga NACIONALE

Muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë reflektimi, bashkimi dhe ndarjeje momentesh me familjen dhe miqtë. Prishtina Mall ju mirëpret në një ambient të ngrohtë dhe bashkëkohor për të kaluar iftare të këndshme dhe për të krijuar kujtime të bukura me më të dashurit tuaj.

Gjatë kësaj periudhe, restaurantet dhe fast food-et në Prishtina Mall ofrojnë alternativa të ndryshme për iftar, duke ju mundësuar të zgjidhni mes kuzhinave dhe shijeve të shumta, në një hapësirë komode dhe të përshtatshme për familje dhe shoqëri.

Si pjesë e kësaj fushate, për çdo blerje në vlerë prej 40€, përfitoni një voucher në vlerë 5€, i cili mund të tërhiqet në Pikën e Informacionit. Voucher-at mund të shfrytëzohen në lokalet e gastronomisë brenda qendrës, ndërsa numri i tyre është i limituar. Promocioni është i vlefshëm nga 19 shkurt deri më 19 mars 2026.

Për informata të detajuara mbi kushtet dhe rregullat e promocionit, vizitoni faqen zyrtare të Prishtina Mall ose drejtohuni në Pikën e Informacionit.

Gjatë Ramazanit, vizitorët mund të përfitojnë gjithashtu nga oferta dhe zbritje të ndryshme në shumicën e dyqaneve brenda qendrës.

Prishtina Mall mbetet një hapësirë ku përjetohen momente të bukura, veçanërisht në periudha që theksojnë vlerën e familjes dhe bashkimit.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme