Krenar Shala: VV-ja duhet me e qu n’deti opozitën për shërbimin që po ia bën - NACIONALE

Krenar Shala: VV-ja duhet me e qu n’deti opozitën për shërbimin që po ia bën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Krenar Shala, mendon se deklaratat nga radhët e opozitës janë tërsisht në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shala me ironi shkruan se për shërbimin që po ia bën opozita, Vetëvendosje duhet t’i shpërblej.

“VV-ja duhet me ja pagu çdo muaj nganjë shujtë edhe ka dy ditë n’deti në Shëngjin opozitës, çfarë shërbimi ia bon tu folë palidhje!”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Poshtë shkrimit, Shala ka postuar sondazhin e përnatshëm në emisonin “Debat Plus” ku sonte ishte pyetja se cila parti do të fitonte nëse rrëzohet qeveria e vendi shkon në zgjedhje. E sipas këij sondazhi, 76 për qind fiton Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme